Ylli Manjani përgënjeshtron gazetën tema- peticionin e kam firmos, por nuk jam iniciatori unë

Sot gjatë ditës nisi të qarkullojë një peticion kundër Ambasadores se SHBA-ve në Tiranë, znj. Yuri Kim. Gazeta Tema, e botuesit Mero Baze, e cila është media tërësish e anshme në politikën e saj editoriale, akuzonte se iniciatori i këtij peticioni ishte Ylli Manjani.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Manjank ka hedhur poshtë këto aludime.

“Sqarim:

Unë nuk jam autor e as nismëtar i peticionit online për sjelljen skandaloze të zonjës Yuri Kim!

Jam thjesht nënshkrues i këtij peticioni.

Po të isha nismëtari do kërkoja që peticioni ti drejtohej Ministres së Jashme të Republikës; Presidentit të Republikës dhe Komisionit të Jashtëm të Parlamentit.

Nismëtarët kanë gjykuar të tërheqin vemendjen e publikut dhe pse jo, edhe të eprorëve të zonjës Kim në Washington. Është nisma e tyre dhe unë veç i respektoj, i bindur se rruga zyrtare do ishte ajo që shpreha më lart.

Me përmbajtjen e reagimit JAM PLOTËSISHT DAKORD. Ndaj dhe e firmosa pa asnjë ekuivok dhe me bindje të plotë. Më vjen mirë që kjo çështje mori interes edhe më të gjerë.

Kështu që dezinfornimet e disa port’haleve të qeverisë dhe të torre-opozitës, janë të pavend.

Unë nuk fshihem pas askujt.
Mendimin që kam e them pa e çarë kokën se kujt i pëlqen e kujt jo.
E kam thënë gjithmonë në çdo rrethanë dhe me kosto personale.
As nuk i kërkoj llogari asnjë medie se përse vjedh statuset e mia në faqen time personale në FB.

Kam bindje të plotë se sjellja e zonjës Kim është ligjërisht e papranueshme, qoftë kjo edhe me leje të DASH.

Pse nuk u dashka thënë kjo gjë?!
Pse nuk u dasha shprehur një papajtueshmëri e tillë?!

Nuk kam zgjedhur të jetoj në vendin tim me viza të huaja në pasaportë. Jetoj mjaft mirë pa vizë dhe nuk para i shkoj për vizitë asnjë shteti që më lypë vizë.

Por edhe sikur të jetosh për një vizë, përse u dashka fshehur mendimi i lirë?!

Çfarë lesh mediash janë këto që hidhen përpjetë, sajojnë e shpifin skenarë, vetëm pse njerëzit mendojnë dhe e shprehin mendimin lirisht?!
Media e lirë është kjo?!

Dhe më në fund ata që ende mendojnë se qenkam në shërbim të disa politikanëve (Berishës apo Metës apo ku e di unë se kujt tjetër),na e rrofshin për verë!
Skam ndërmend të jap spjegime e prova të mëtejshme publike se fjalët e mia janë thjesht mendimet e mia.”-shkruan Manjani.

Read Previous

Blinken rrëfen se çfarë pa nga dritarja e trenit gjatë rrugës për në Kiev

Read Next

Elon Musk blen Twitterin për shumën marramendëse