Ylli Manjani: Nuk ishte gomonia jo, por Gomorra!

Nga Ylli Manjani

O pisanjosë të pashpirt!

Si fillim askund nuk ndodh kaq rutinë që një mjet lundrues të dalë në breg e të vrasë fëmijë që luan aty.

Mjetet lundruese zakonisht dhe për hir të logjikës vrasin në ujë jo në tokë, o trutharë! O palogjikë!

Në vijim, askund ku ka rregulla mjetet lundruese nuk dalin në breg vend e pa vend. Ka vende të caktuara zakonisht pontile ku mjeti lundrues ankorohet.

Gjithashtu, askund ku ka rregulla, mjetet lundruese i lihen në përdorim në hapësirë publike turlilloj zhuli e arroganti.

Kaq sa për atë që thoni “këto gjëra ndodhin kudo”.

Tani, ja ta zëmë se ndodhin këto gjëra kudo,e ç’a pastaj?!

Ç’argument është ky?!

Po thoni që mirë bëri krimineli që vrau fëmijën sepse na bëri të ndihemi si jashtë shteti?!

Kjo është ajo që po thoni, o të pashpirt!

Ptu!

Palaço!

Vetëm në enklavat mafioze mund të përdoren këto pisllëk-justifikime.

Nuk ishte gomonia jo, por Gomorra!

Read Previous

Bllokuan hapësirën publike, procedohen penalisht tre administratorë në Darëzezë

Read Next

Na duhet një polici bregdetare!