Ylli Manjani ironizon konferencën për Ditën e Drejtësisë

Zyrtarët më të lartë të drejtësisë dhe qeverisë, por edhe diplomatët kryesorë në vend u mblodhën në një hotel në Tiranë në një tjetër konferencë të shtrenjtë kushtuar drejtësisë në vend.

Analisti dhe juristi Ylli Manjani e ironizoi këtë konferencë me një postim të shkurtër online.

“Te Rogneri parkova biçikletën dhe thashë të pi kafenë e përditshme.

Pashë shumë makina të zeza. Zyrtarë të qeverisë, shtetit e drejtësisë me kostume te zinj. Edhe ambasadorë të veshur me të zeza.

Ç’është ky mort?- pyeta te recepsioni.

Është dita e drejtësisë- më tha punonjësja.

Qenka me gjithë mend mort.

Të rroni e ta kujtoni!- i thashë vetes dhe u nisa për gjyq,” shkruan ai

Read Previous

Berisha për EurActiv: Nuk e pranoj doktrinën e neo-otomanizmit

Read Next

Aksidentohen rëndë dy autobusë të Bashkisë së Tiranës, 6 të plagosur