Xhulia Kurti, Studentja e UAMD, e dyta në botë në konkursin IAA mobilitython

Një studente e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës  ka arritur të renditet e dyta në botë në një konkurs prestigjioz zhvilluar në Gjermani.

Xhulia Kurti ka marrë pjesë në konkursin  IAA mobilitython, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, Gjermani, me pjesëmarrës nga e gjithë bota, dhe projekti i saj mori vendin e dytë.

Xhulia prezantoi një projekt që mbështet teknologjinë pa WiFi.

“Synimi i prototipit është i thjeshtë: në momentin kur mbeteni pa WiFi dhe ju duhet të përdorni një program/aplikacion të çfarëdoshëm , Xhulia mundëson lidhjen përmes sistemit server të produktit që tashmë ka prodhuar.”- thuhet në postimin e UAMD

 

Postimi UAMD

🏆Studentja e UAMD-së, e dyta në botë në konkursin e zhvilluar në Gjermani
Ke mbetur pa internet në telefon dhe nuk ke as WiFi? Mos u shqetëso! Studentja e UAMD-së Xhulia Kurti po gjen një zgjidhje!
Ajo sapo ka fituar vendin e dytë në konkusin prestigjioz IAA mobilitython, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, nën kujdesin e Ministrisë Gjermane të Teknolgjisë dhe Infrastrukturës. I organizuar nga theimpact.farm kjo është ngjarja me e madhe e kësaj natyre në fushën infrastrukturore në Gjermani.
Xhulia prezantoi një projekt të rëndësishëm, që mbështet teknologjinë pa WiFi. Për fazën finale organizatorët përzgjodhën 26 konkurentë, nga të cilët vetëm dy projekte u shpallën fitues. Mes tyre edhe ai i Xhulias.
Synimi i prototipit është i thjeshtë: në momentin kur mbeteni pa WiFi dhe ju duhet të përdorni një program/aplikacion të çfarëdoshëm , Xhulia mundëson lidhjen përmes sistemit server të produktit që tashmë ka prodhuar.
Por ëndrra e Xhulias nuk mbaron këtu. Së shpejti atë e pret një prezantim përballë sponsorëve të mëdhënj gjermanë dhe europianë.
Po! Gjithçka është e mundur! Faleminderit dhe suksese Xhulia!
kumtari.al

Read Previous

Nga kjo fundjavë stadiumet italiane do të mund të presin edhe më shumë tifozë

Read Next

Vjen reagimi i Bashës pas ftesës së Ramës për bashkëqeverisje.