Wesley Cark flet për luftën në Kosovë: Putin pati një operacion sekret kundër NATO-s, nxori trupat nga Bosnja

22 vite më vonë ish-Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark ka treguar detaje të panjohura lidhur me sulmin e aleatëve ndaj Serbisë, lidhur me çështjen e Kosovës.

Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Clark ka pranuar ndër të tjera se besohet që kishte një operacion sekret nga ana e Rusisë, drejtuar nga Vladimir Putin, fakt që ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë.

Sipas Clark plani i tyre ishte që “tre regjimente ruse vigjilente që do të vinin për përforcime për të marrë Mitrovicën, pushtuar Prishtinën. Nuk e dinim”.

“Po, ishte një operacion sekret rus që besoj se drejtohej nga Vladimir Putini”.

“Ai në fakt nuk e ka pranuar kurrë publikisht këtë. Por po të kishte pasur sukses, do t’i merrte meritat”, ka deklaruar Clark.

“Ai nxori nga Bosnja trupa ruse dhe tanke. Dhe pasi kishin ndaluar luftimet dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit autorizoi NATO-n të futej, Rusia e hodhi poshtë rezolutën dhe mori autostradën, përmes Beogradit, drejt aeroportit të Prishtinës. Në 1:00 të mëngjesit arritën në aeroport”, vazhdoi më tej rrëfimin Clark.

“NATO-ja erdhi pasditen tjetër dhe pati një farë ngërçi. Por pas kësaj ishin tre regjimente ruse vigjilente që do të vinin për përforcime për të marrë Mitrovicën, pushtuar Prishtinën. Nuk e dinim”.

“Por e dinim ama se duhet të ishim gati, nëse ata do të vinin”.

Clark ka treguar se i ka dhënë urdhër Majk Xheksonit për t’i kthyer mbrapsht ata.

“Majkëll Xheksonit i thashë të mendonte për një bllokim të autostradës, por ai tha se nuk mund ta bënte. Majkëll Xheksoni ishte i rraskapitur, kishte punuar ditë e natë, ishte prekur emocionalisht dhe kishte frike se mos niste lufta e tretë botërore”.

“Por e vërteta është se rusët u gabuan, i rrethuam në fushën ajrore dhe përfundimisht ne duhej vetëm t’i mbanim nën kontroll dhe të ndalonim përforcimet. Përforcimet i ndaloi guximi i Bullgarisë dhe i Rumanisë”.

“U thanë forcave ajrore ruse jo, s’mund të kaloni mbi vendet tona”, tha Clark.

“Atë të diele pasdite, kur inteligjenca vazhdonte të tregonte ruset duke u përgatitur për të hyrë dhe sigurisht, merreshin vendime në Rusi, komandanti im i forcave ajrore me merr në telefon dhe më thotë:

Shef, doni t’i qëllojmë ato forca ruse, nëse cenojnë hapësirën ajrore?

Ai ishte i aftë ta bënte? –Po, por ishte një çështje politike tepër e nxehtë dhe morëm Uashingtonin në telefon”, tregon detaje të tjera Clark.

“Po bëheshim gati për një telekonferencë, për të vendosur a duhet të qëllonim mbi ato forca ruse apo jo, por rusët vendosët pastaj të mos futen”.

Gjenerali i NATO-s ka treguar se e filluan aksionin pa trupat tokësore, sepse “ishte fakti se unë isha më fat ta kuptoja armikun dhe e dija që armiku nuk ishte ushtria serbe, por president Milosheviçi. I duhej mbushur mendja atij që e kishte të humbur atë luftë”.

“Ai ishte tip avokati, si një lider mafie. Sapo ai e kuptoi se e kishte të humbur atë luftë, i fshiu duart”, rrëfen Gjenerali Clark.

Welsey Clark: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, këta do të luftojnë

Ish-gjenerali i NATO-s, Uesley Clark, ka treguar se si i erdhi lajmi për vrasjen e familjes Jashari në kohën sa ky ishte në Maqedoni.

Ai thotë se Sllobodan Millosheviq e kishte të pamundur të mundte UÇK-në dhe për pasojë vriste shqiptarë të pafajshëm.

“Kur i trajton njerëzit keq, të ngriten kundër më shumë”.

“Sa herë që luftonin kundër UÇK-së, vrisnin shqiptarë. Kështu shqiptarët irritoheshin edhe më shumë”, tha Clark në Klan.

Ai tregon edhe se si i erdhi lajmi për vrasjen e familjes Jashari.

“Në mars 1998 Shkova në Maqedoni të shihja task-forcën me 1000 ushtarë në kufi”.

“Kur u ula mora një telefonatë nga ambasadori amerikan. Më kërkoi të takohesha urgjent me presidentin Gligorov”.

“Ai më tha se diçka shumë e keqe do të ndodhë. Serbët bënë një gabim të madh. Kanë vrarë të gjithë familjen Jashari dhe kanë acaruar shqiptarët”, thotë ai. “Ai më tha: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, këta do të luftojnë. Këtu do të ketë vërtetë konflikt”, shtoi gjenerali Clark.

Në mars të vitit 1999 Aleanca Veriatlantike filloi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe. Bombardimet 78 ditëshe i dhanë fund luftës në Kosovë, pas dështimit të Konferencës së paqes së Rambujesë.

Protagonistët e asaj konference dhjetë vjet pas, thonë se ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare, jo vetëm për t’i dhënë fund luftës së armatosur në Kosovë, por edhe për të hapur mundësinë e Kosovës, që të vendosë për fatin e saj, hap të cilin Kosova e bëri pothuajse një dekadë më pas, më 17 shkurt të vitit 2008.

Read Previous

Kosovës dhe Shqipërisë u bëhet thirrje për bashkim të tregjeve të energjisë

Read Next

Drone turke në lindje të Ukrainës