Vuçiç thotë “rroftë Serbia” në OKB, përkthyesi nuk mban të qeshurën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në fund ai e mbylli duke thënë: “Rroftë Serbia”.

E ndërsa dëgjoi këtë frazë nga lideri serb, përkthyesi nuk ka mbajtur dot të qeshurën. Një video po qarkullon në rrjetet sociale dhe është bërë virale.

Sjellja e përkthyesit që qeshi me deklaratën e Vuçiç ka marrë komente të shumta. Shumë e cilësojnë si “jo profesionale”, ndërsa ka të tjerë që e mirëkuptojnë duke u shprehur se ajo që tha presidenti serb ishte vërtet për të qeshur.

Read Previous

Shakira: Sakrifikova karrierën për Pique-n, jam në fazën më të errët të jetës sime

Read Next

Vasili-Nikollës: 4 projektligje të Partisë së Lirisë bllokohen prej muajsh, po shkelni rregulloren