Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Anglinë.
Një deputet i Partisë Konservatore angleze është vrarë ditën e sotme.
Sir David Amess, 69 vjeç, u qëllua disa herë me thikë, ndërkohë që po mbante një takim me zgjedhësit e zonës së tij, në Essex. Shërbimet shëndetësore u përpoqën t’i jepnin Amess ndihmën e shpejtë, por ai nuk mundi u mbijetojë plagëve.
Sir David ka qenë deputet që prej vitit 1983.
Një person është arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen.
Policia sqaron se personi i arrestuar është një 25-vjeçar. Ende nuk dihen motivet për sulmin dhe vrasjen e deputetit, ndërkohë që kolegët e tij janë të tronditur nga ngjarja.