Vrasja e Shefki Kurtit në Itali, arrestohet bashkëshortja 70 vjeçare, rrëfen krimin

Policia ka arrestuar bashkëshorten e Shefki Kurtit, 72 vjeçarit trupi i të cilit u gjet i gjymtuar në një kanal në veri të Italisë/

Gruaja e identifikuar si Nadire Kurti u arrestua pasi akuzohet se ka vrarë dhe copëtuar trupin e pensionistit.

Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo) pas 28 korrikut dhe 31 korrikut.

Gruaja thuhet se ka rrëfyer për vrasjen dhe copëtimin e bashkëshortit të saj.

Ajo është nën arrest dhe thuhet se është nën roje në një spital psikiatrik në qytetin jugor të Venetos.

Read Previous

Flamuri komunist në Sunny Hill/ Strazimiri: Ky vend qeveriset nga aleatët e Vuçiçit

Read Next

CNA: Jep dorëheqjen Gledis Nano