Vrasja e kenianes drejt zbardhjes

Burime për Euronews Albania nga grupi hetimor thanë se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinos dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë.

Ndërkohë që u janë sekuestruar telefonat celuar. Përveç vëllait të Rodin Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos.

Sa i përket dëshmisë së Barçit ai ka mbajtur të njëjtën linjë me atë të parën ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se me 22-vjeçaren kishte patur një marrëdhënie intime e cila kishte përfunduar përpara ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër porosi lidhur me autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjen. Ndonëse telefonat janë sekuestruar grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian. Gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar, sa i përket komunikimeve edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht kështu që pritet edhe të përkthehen.

Ndërkohë një ndër pikëpytjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t, ku përkthyes i deklaratave ka qenë Rodin Barçi. Grupi hetimor ka dyshime të forta se dëshmia e vajzave mund të jetë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuar që në fillim të ngjarjes.

Ndonëse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celular të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Teksa natën e ngjares nga pamjet filmike është parë një person i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejtë zbardhjes.

 

Read Previous

Rritja e pagave në sektorin publik, eksperti zbulon pasojat negative: Sjell rritje të çmimeve!

Read Next

Një milion mashtrimet e Lalit