Vrasja e 31-vjeçares në Kamëz, vëllai flet nga burgu: E ka vrarë Dan Hutra

Dan Hutra, autori 40-vjeçar i masakrës në banesën e familjes Hysa në Paskuqan dyshohet të ketë ekzekutuar me kallashnikove edhe 31-vjeçaren Etleva Kurti, pask minuta më pas në oborrin e shtëpisë së saj, në lagjen “Besëlidhja” të Kamzës.

Të  paktën këtë ka bërë me dije vëllai i së ndjerës Vladimir Kurti, i cili ndodhet në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit më 23 prill 2018.

Kurti i cili rrëfeu për drejtësinë vrasjen e ndodhur në marketin e Agim Buçit, duke zbuluar se ekzekutimi nuk ishte si pasojë e grabitjes, por se ishte paguar për ta vrarë nga Albert Zaja, ka telefonuar nga burgu gazetaren Klodiana Lala, duke i thën se Dan Hutra “ka tentuar disa herë të më vrasë”.

Sipas Vladimir Kurtit, 40-vjeçari e kërcënonte me jetë në burg dhe madje ka paguar për t’i ekzekutuar nënën dhe motrën në atentate që më pas nuk janë realizuar.

Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tip agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën, por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”, ka thënë Vladimir Kurti.

Ndërkohë gazetarja Lala tha për News24: “Kam bërë një bisedë të gjatë me të. Më dha fakte bindëse në lidhje me konfliktin që kanë pasur brenda në burg. Ai pretendon se ka pasur një konflikt të ashpër për të cilin kanë qenë në dijeni të gjithë të burgosurit”.

Ndërkohë, hetimet pritet të zbardhin nëse është Dan Hudra autori i vrasjes së Etleva Kurtit, pasi familja e tyre ka edhe një konflikt tjetër të hapur dhe nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes.

Por, Vladimir Kurti pretendon se para se të lirohet Hudra e ka kërcënuar se do t’i vrasë të motrën.

Etleva Kurti mbeti e vrarë ditën e sotme, pasi u qëllua me armë teksa qëndronte në oborrin e banesë së saj. 31-vjeçarja ka qenë në oborrin e banesës kur një person ka dalë nga një makinë dhe  ka qëlluar tre herë, e më pas është larguar me ndihmën e shoferit që e priste.

Edhe pse është transportuar drejt spitalit të Traumës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Ajo jetonte së bashku me nënën e saj.

Sakaq, Dan Hutra rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, plagosi shtetaset Elena Hysa (35 vjeçe) dhe Kujtime Hysa (60 vjeçe) (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe vrau me armë zjarri dy 30-vjeçaret Mevlute Hysa (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Read Previous

Zbardhet dinamika/ Dan Hutra plagosi ish të dashurën, më pas shkaktoi tragjedinë në Kamëz

Read Next

PD, Balliu: Shteti të bëjë zap kriminelët ose të hapë rrugën, të dorëhiqet ministri i Brendshëm