Vrajsa në Lezhë, autori ish dhëndri, viktimat vjehrri dhe kunati

Një krim tronditës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës.

Burimet nga policia lokale kanë bërë të ditur se ish-dhëndërri i familjes Përnjaku ka vrarë vjehrrin dhe kunatin e tij.

Autori është identifikuar si Besnik Pjetri, i cili ka qëlluar me armë duke vrarë me armë  Pjeter Perjaku dhe Gent Perjaku.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

 Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Hashtag interviston hackerat që kanë marrë gjithë databazën e E-Albania

Read Next

Aksident i rëndë në Vlorë/ Humb jetën fëmija 6 vjeç, 3 të plagosur