Voton Berisha, apeli i kryedemokratit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha u bëri apel qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës.

“Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh. Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”, tha Berisha.

Read Previous

Këlliçi voton/ Thirrja për qytetarët: Dilni dhe votoni masivisht

Read Next

Përplasje në Durrës mes mbështetësve të Bashkë Fitojmë dhe PS-së