Vlorë/ Qëllohet me armë në drejtim të një automjeti me të cilin po udhëtonin dy efektivë policie

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read Previous

Putini sjell Kinën dhe Indinë në Rusi për lojëra lufte duke sfiduar SHBA-në

Read Next

Atentati në Vlorë/ Zbulohem emrat e efektivëve të policisë