Vlorë, gati të vriten për një vend parkimi

Uniformat blu bëjnë me dije se pas sherrit mes dy burrave, njëri prej tyre ka kërcënuar tjetrin.

 

Si rrjedhojë  u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë  për 41-vjeçarin me iniciale R. Xh.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Read Previous

Tajvani: Stërvitjet ushtarake të Kinës duket se po stimulojnë sulm

Read Next

“PLAKAT E PRILLIT”, SI LINDI KJO LEGJENDË SHQIPTARE…