Vjollca Hoxha: Drejtimin do ta marrin trashëgimtarët

Pas lajmit për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Ben Blushi, ka ardhur reagimi i Presidentes së Top Channel, Vjollca Hoxha.

Vjollca Hoxha e falenderon Blushin për kontributin e tij, duke shtuar se rrugëtimi i televizionit kombëtar vazhdon.

“Të dashur, Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush. Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- shkruan Hoxha në e-mail.

Read Previous

“Venecia e Kinës e Epokës së Gurit” / Si u shemb ky qytet kinez?

Read Next

Rama prezanton programin e bashkëqeverisjes