Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga fjalimi i mbajtur dje në Kuvend, duke theksuar se Partia Demokratike ka vendosur të ec përpara.
Ky postim vjen pak pas deklaratës së Ramës, i cili tha se është koha që të thyhen barrierat, në lidhje me bashkëqeverisjen.
“Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara.
Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ec përpara dhe të udhëheq përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën tash 8 vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, tha dje Basha