Vjedhja e zgjedhjeve më spektakolare që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri

Është vjedhja e zgjedhjeve më spektakolare që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Është e tillë sepse ka ndodhur në kushtet kur KM i vendit akuzohet për korruptim të agjentit të FBI, korruptim të ambasadorëve…të gjitha këto me paratë e këtyre që votuan “përpara”.

E megjithatë, i gjithë rezultati nuk është i vjedhur, është edhe produkt dogmatikësh e njerëzish të papërgjegjshëm për rëndësinë e votës.

Dihej që do dalë kështu? Edhe më pesimisti nuk e ka menduar këtë skenar, as vetë Apandesiti jo.

I gjithë ky rrënim ka disa përgjegjës, i pari ai që vjedh, Edi Rama,

I dyti ai që u shit në kurriz të shqiptarëve, Lulzim Basha, Alibeaj etj.

I treti çdo njeri që ka bërë indiferentin, qoftë ky me influencë publike ose anonim.

I katërti çdo opozitar që ka luajtur gjithë kohën me tre porta, ditën me Berishën, në darkë me Alibashët e natën me Ramën.

Përtej çdo kritike që mund të kemi, lideri i opozitës në Shqipëri mbetet Sali Berisha, i vetmi që është më popullori në atë opozitë që ka mbetur.

A duhet të nxjerrë mësime Berisha nga kjo?

Patjetër që po, hapje-hapje-hapje të partisë. Pastrim i PD nga vulgu, fodullët, arrogantët e njerëzit e paditur.

Çfarë do të ndodhë në Shqipëri tani? Ky rezultat do të pasohet nga një eksod biblik, këtu do të mbeten patronazhistët dhe ata që kanë dinjitet e do luftojnë për dinjitet.

Pushteti, përkundër asaj që mendojnë shumica mëngjesin e këtij 15 maji, nuk është më i fortë se 14 majin e djeshëm.

Read Previous

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje zbulon përmasat reale të emigracionit, si ka ndryshuar numri i votuesve nga 1992-shi

Read Next

Shqipëria e vitit 2023, hapa pas në mbajtjen e zgjedhjeve të lira