VIP-at që mbështesin Veliajn humbin ndjekësat në “Instagram”

Ndër personazhet që shprehën publikisht bindjet e tyre politike dhe kërkuan votat e fansave të tyre për Veliajn ishin Rigels Rajku, i njohur si Noizy, Çiljeta Xhilaga, Ermal Mamaqi e shumë të tjerë.

Por, ajo që është vënë re dukshëm është se këta personazhe publike kanë humbur mbështetjen e qytetarëve pas videomesazheve.

Noizy, Çiljeta dhe Ermali kanë pësuar një ulje të numrit të ndjekësve në “Instagram”. Ai që ka humbur më shumë ndjekës është reperi. Ditën e djeshme, Noizy-t i kanë ikur rreth 51 mijë e 100 ndjekës, ndërsa sot rreth 18 mijë të tjerë.

VIP-at që mbështesin Veliajn humbin ndjekësat/ Fansat braktisin

Tabela e ndjekësve të Noizyt gjatë javës së fundit

Kjo braktisje vjen edhe pas lajmit të publikuar nga CNA se reperi kishte marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës në tetor të vitit 2022, për koncertin privat “Alpha Show”.

Nga ana tjetër, aktori dhe regjisori Ermal Mamaqi ka humbur qindra ndjekës gjatë gjithë javës, ndërsa vetëm dje i kanë ikur 238 fansa.

VIP-at që mbështesin Veliajn humbin ndjekësat/ Fansat braktisin

Tabela e ndjekësve të Ermal Mamaqit gjatë javës së fundit

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga po ashtu ka shënuar rënie të mbështetësve në “Instagram”, ku i kanë ikur rreth 250 të tillë.

VIP-at që mbështesin Veliajn humbin ndjekësat/ Fansat braktisin

Tabela e ndjekësve të Çiljeta Xhilagës gjatë javës së fundit

Ndonëse këto personazhe kanë dashur të mbështesin Erion Veliajn në kandidaturën për një mandat të tretë, gjatë kësaj përpjekjeje kanë humbur fansat e tyre. Ndjekësit duket se janë zhgënjyer nga personazhet e tyre të pëlqyer të botës së medias rozë nga propaganda politike./ CNA.al

Read Previous

Liria e Shtypit/ “Gazetarët pa Kufij”: Shqipëria mes vendeve problematike

Read Next

Pse Rama kërkon të zbehë lidershipin Amerikan në Shqipëri?