Vila numër X. Shfaqet një zonjë e gjatë rreth 1.70 dhe një qen sa gjysma e saj.

Nga Bislim Lanka

Lagje të pasurish në periferi të Tiranës. Surreale. Gati-gati distopike. Rregullsi perverse; asnjë mbeturinë, ndriçim fantastik, çdo gjë në vendin e vet, krejt si në skenat e filmave të Sorrentinos.

Vila numër X. Shfaqet një zonjë e gjatë rreth 1.70 dhe një qen sa gjysma e saj.

Afrohet te porta për të marrë porosinë. 6920 lekë, rreth 58 euro. Nga një nga restorantet më të shtrenjtë të Tiranës.

Porosinë e merr nga mbrapa portës. Paguan përmes hekurave.

Kthehet për nga qeni dhe me përkëdheli i drejtohet – “eldhi buka zemla e mamit!”.

Në sfond, nga salloni, dëgjohej zeri i gazetares që raportonte nga protesta për rritjen e çmimit të bukës.

Koka zien. Zemra sa s’del nga krahrori. Mllef, zemërim, urrejtje!

Tiranë, 06.10.2021

Read Previous

Për herë të parë Kryeministri Rama flet “pro” për bashkimin Shqipëri – Kosovë

Read Next

Kancelari i ardhshëm gjerman do të ketë limuzinën e re Mercedes-Benz, komoditet dhe elemetë sigurie specialë