“Vila e padeklaruar”, Edmond Spaho e Tritan Shehu akuzojnë Bardhin për mashtrim

Pas incidentit në sallën e Parlamentit, përplasja midis deputetëve Edmond Spaho dhe Gazment Bardhit  vijoi në mediat sociale.

Spaho reagoi ne Facebook ku akuzon Bardhin si mashtrues e sharlatan. “Ajo çka unë dhe familja ime disponojmë është në dritë të diellit, deklaruar në ILDKP që nga viti 1993”, shkruan Spaho.

Një tjetër reagim erdhi nga Tritan Shehu, që pohon se mes emrave të aluduar pa të drejtë, është edhe ai. Duke akuzuar Bardhin për inskenime të pista dhe perverse, Tritan Shehu i kujton kolegut demokrat se ka detyrim të denoncojë çdo shkelje të ligjit për të cilin mund të jetë në dijeni.

Gazment Bardhi replikoi ne Twitter, ku shkruan: “E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur në 670 mijë euro”.
Ditën e djeshme, gjatë diskutimeve Edmond Spaho u pa të debatonte me tone të larta me kolegun e tij të partisë, Gazment Bardhin, të cilit i tha disa herë se duhej të turpërohej. Shkak mësohet se janë bërë aludimet e Bardhit që prej disa ditësh flet në rrjetet sociale mbi një vilë të padeklaruar të një prej kolegëve të tij, që mbështesin Berishën.

Read Previous

Spanja do të bëhet vendi i parë evropian që prezanton 3 ditë “leje menstruale” për gratë

Read Next

Eurovizion kundër Intervizionit: Njihuni me fituesen e fundit të konkursit të këngës të Luftës së Ftohtë