Vijon aksioni “fshesa” në PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shkarkuar sot sekretaren e degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku. 

Shkarkimi ka ardhur pasi znj. Qurku mbështetit hapur “foltoren” e Berishës.

Pozicionimi i saj pro “foltores” nuk është kapërdirë nga Basha-Bardhi.
Këtë të shtunë, kryetari i degës së PD në Sarandë Vesel Koçiu njoftoi thirrjen e Kryesisë së degës me rend dite diskutime për organizimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetor.
Por nga 35 anëtarë, në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm 13 prej tyre.

Pjesa tjetër ka bojkotuar takimin pasi kanë dhënë firmat dhe kanë plotësuar formularët për Kuvendin e datës 11 dhjetor, duke dështuar edhe mbledhjen e Kryesisë.

Urdhrin e Bardhit për shkarkimin e Matilda Qurkut, Koçiu e ka komunikuar në mbledhjen Kryesisë, në prani të vetëm 13 anëtarëve.

Read Previous

Projekti i rindërtimit/ Rama merr pjesë në dorëzimin e shtëpive për banorët e Vaqarrit

Read Next

Albin Kurti: Në rast të një referendumi demokratik, do të votoja PRO bashkimit me Shqipërinë