“Vij te ju me një lajm jo të mirë” – CEO i një kompanie amerikane pushon 900 punonjës me një telefonatë

Shefi ekzekutiv i një kompanie amerikane është bërë objekt kritikash pasi thuhet se pushoi 900 punonjës vetëm me një telefonatë në Zoom.

“Vij te ju me një lajm jo të mirë,” dëgjohet të thotë Vishal Garg, CEO i Better.com, në fillim të video-telefonatës së bërë të mërkurën e javës së kaluar. Pamjet e thirrjes janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. “Nëse jeni në këtë thirrje, ju jeni pjesë e grupit të pafat që pushohet nga puna. Punësimi juaj këtu ndërpritet menjëherë,” vazhdoi Garg, duke përmendur ndryshimet në treg, “efikasitetin” dhe “produktivitetin” si arsyet e ndërprerjes masive. “Tregu ka ndryshuar … ne duhet të lëvizim me të për të mbijetuar,” serviri 43-vjeçari si shpjegim. “Në fund të fundit ishte vendimi im dhe doja që ju ta dëgjonit nga unë.”

Më pas thuhet se ai tha se punonjësit mund të prisnin një email nga HR me detajet e shkëputjes nga nga puna dhe përfitimet.

©Kumtari.al

Read Previous

“Kanuni” i mafias shqiptare/“Kur të jep fjalën, të jep djalin”

Read Next

Aksident me pasoje vdekjen te Bishti i Zhurit