Video VIRALE/ Edhe qeni i trafikantëve të drogës shtrihet në tokë kur hyn policia për t’i arrestuar

Ka bërë xhiron e mediave botërore momenti gazmor kur qeni roje i një bande droge u shtri në tokë përkrah kriminelëve në momentin që ata u arrestuan në Brazil gjatë zbulimit të një depoje droge.
Policët arrestuan 3 burra në një fermë në Hortolandia, të shtetit Sao Paulo, të enjten. Pamjet e bastisjes i tregojnë ata të shtrirë në dysheme me fytyrë poshtë dhe me duart e tyre të lidhura me pranga pas shpine.


Me ta edhe qeni i racës Rottweiler vendosi të dorëzohej gjithashtu duke u shtrirë pranë 3 të dyshuarve.

Oficerët sekuestruan 1176 pako që përmbanin 1.1 ton marihuanë. Policia kishte monitoruar pronën dhe ndërhyri kur po bëhej dorëzimi. Gjithsesi qeni i është lënë pronares së tokës pranë shtëpisë pasi policia tha se ajo nuk është e përfshirë në trafik droge.

Read Previous

(12) Hapet dosja agjenturore e K.M

Read Next

Hakerat publikojnë on line dokumentet e iranianëve muxhahedinë të strehuar në Durrës