Video-Sherr në Kuvend/ Alibeaj debate me Alizotin, shkak Berisha

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, duket se ka pasur një debat mes deputetit Enkelejd Alibeaj dhe deputetit Tomor Alizoti.

Ndërkohë që Nikolla nuk i dha fjalën Berishës për t’iu përgjigjur akuzave të Ramës, ishte Tomor Alizoti ai që dha minutat e tij për liderin e demokratëve.

Por, siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj për “abcnews.al”, kjo nuk i ka pëlqyer Alibeajt, i cili i ka kërkuar llogari Alizotit për veprimin.

Ata kanë shkëmbyer disa sekonda fjalë me njeri-tjetrin, ku siç duket nga videoja raporti duket i tensionuar.

 

Read Previous

Fëmijët futen në Kuvend, Rama ndërpret fjalën: Ç’janë këta kalamaj?

Read Next

EUROPË & BE