VIDEO/ Berisha: Shqipëria mes zjarreve, Shqipëria në mëshirë të fatit!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një video nga zjarret që kanë përfshirë vendin. Këtë herë një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Burrelit.

Berisha shkruan se teksa Shqipëria është mes zjarreve, ajo është në mëshirë të fatit.

“Zjarret po vendosin çdo cep të Shqipërisë në rrezik, duke kërcënuar tokën, pyjet, banesat dhe njerëzit përreth. Zjarri më i fundit po ndodh në Burrel, ku zjarrfikset nuk shihen gjëkundi, ndërkohë që qeveria ka marrë pushimet duke mos e çarë kokën për situatën alarmante në vend. 
Kjo qeveri e korruptuar kokë e këmbë nuk ka pasur ndonjëherë prioritet mbrojtjen e pasurive publike as dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe këta njerëz të papërgjegjshëm e meritojnë që të dërgohen përfundimisht me “pushime” pa kthim,” shkruan Berisha.

Read Previous

Berisha prezanton Sekretarin e ri të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD

Read Next

Sistemi online jashtë funksionit/ Rama: Kundërofensiva po rezulton e suksesshme