Video/ Atentat me armë në Lezhë

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Lezhë.

Sipas Abc news mësohet se persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të një të riu rreth 30 vjeç, R. Preçi, nga Miloti.

Siç mund të shihet nga pamjet e mëposhtme, makina tip “Mercedes Benz ML” ka dalë nga rruga si pasojë e tentativës së 30-vjeçarit për t’ju shpëtuar plumbave.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po vijon hetimet.

Read Previous

Berisha demokratëve të Fierit: Mirënjohje për mbështetjen për një opozitë të vërtetë

Read Next

Zbardhen detaje nga atentati në Lezhe