Vëzhguesja e KRIIK: PS ka dhënë donacione në kohë fushate

Vëzhguesja e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, Antuela Male ka numëruar disa nga rastet ku Partia Socialiste ka dhënë donacione në kohën e fushatës elektorale.

Male në një intervsitë për Euronews Albania ka përmendur rastin e donacioneve të bëra në vitin 2019 në Korçë nga PS për rindërtimin e disa banesave të cilat u shembën nga tërmeti.

Ajo ka theksuar se raporti i auditit dhe auditi ligjor i PS nuk ishte e qartë se nga ishin marrë këto fonde.

“Më lejoni të theksoj se kjo nuk është hera e parë që Partia Socialiste bën një donacion para fushatës elektorale, në vitin 2019 në funksion të tërmetit të ndodhur në atë kohë në Floq të Korçës, Partia Socialiste ka bërë një donacion për ndërtimin e disa banesave në atë fshat. Në atë kohë raporti i auditit dhe auditi ligjor i Partisë Socialiste e ka cilësuar si problematike çështjen se partia nuk ishte shumë e qartë se si këto fonde kishin hyrë e kishin dalë nga cilado Parti Socialiste. Fondet e buxhetit të shtetit për partitë politike në funksion të fushatës elektorale  ka një qëllim të caktuar. Qëllimi është që të bëjnë fushatën përkatëse dhe të shkojnë te qytetarët shqiptarë për t’u prezantuar ofertën elektorale, nuk do duhej të ndryshohej destinacion”, tha ajo.

Read Previous

Tiranë/ RENEA aksion blic në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë

Read Next

Zbulohen shpenzimet e padeklaruara të PS-së për fushatën në media sociale