Vettingu në politikë, Basha e ka me urgjence miratimin

Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar permes nje mesazhi, ku ben thirrje per vettingun ne politike.

Sipas Bashes, kapja e shtetit nga pushtetaret e lidhur me oligarket ka arritur nivelin me te larte.

Postimi i Bashës:

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.”

  • foto galeri

Është i dukshëm nguti i kryetarit aktual të PD miratimi i këtij ligji dhe vënia e politikanëve nën filtrat e SPAK-ut, i cili dukshëm deri tani nuk ka asnjë rezultat krahasuar me propagandën që i bën qeveria dhe ambasadat.

Përse ngutet Basha, për spastrime politikë? ka hallin të pastrojë  mazhorancën nga politikanët e korruptuar, gjë që duket e pa mundur, apo ka hallin të pastrojë me dorën e qeverisë radhët brenda partisë së tij me dorën e SPAK-ut?

Read Previous

Kryeministri grek i bën thirrje publikut britanik për kthimin e skulpturave të Partenonit

Read Next

Prishtina ka një kryetar të kamur