“Vetëvritet” në furgonin e policisë greke : Vëllai i viktimës shprehet se nuk është vetëvarur, por e kanë vrarë

Vëllai i Adem Rusit, shqiptarit që humbi jetën duke u vetëvarur me lidhëset e këpucëve në furgonin e policisë greke në datë 2 dhjetor, u shpreh se ai nuk është vetëvarur, por e kanë vrarë.

 Shkëlqim Rusi u shpreh për mediat: “Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më mori në telefon drejtori i burgut dhe më tha se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë. Pastaj, më thanë që kishte pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e papranueshme, është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin”.

Vëllai i viktimës shpreh bindjen se  “ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit”.

“Kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse, për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Kjo është një përrallë që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti ynë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje. Pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë”.

Të varesh në furgon të policisë, i shoqëruar nga gardianët, nuk e beson askush”, shtoi vëllai i viktimës.

©Kumtari.al

Read Previous

Shtëpia e Bardhë shënjestron industrinë e artit për pastrim parash / Ndërkohë Hunter Biden u shet art blerësve anonimë

Read Next

Tre shqiptarë në pranga/ Transportuan 1.5 ton hashash drejt Turqisë