“Vetëvritet” brenda furgonit që po e transportonte në burg shqiptari në Greqi

Mediat greke rapotuan për një vetëvrasje brenda furgonit të policisë nga një i dënuar shqiptar ne Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten, por është mbajtur e fshehtë deri sot.

Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut te Malandrinos, ku ka ndërmarrë aktin tragjik, sipas medieve greke.

38-vjeçari mësohet se ka varur veten me lidhëset e këpucëve ne dritaren e furgonit që në gjuhën e policisë greke quhet ‘Kluva’.
Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.

Shqiptari vuante dënimin për vepra të ndryshme penale.

Ngjarja duket tepër e dyshimtë pasi kushtet për t’u vetëvarur një i denënuar brenda një furgoni duken gati të pa mundura.

Hetimet ndoshta do të thonë më shumë.

Read Previous

Pas Maqedonisë edhe Kosova do të ulë çmimin e karburantit për qyetarët

Read Next

Zbulohet kush organizoi “atentatin me bombë” ndaj Erdogan