VETËM ZOTI E DI SE  Ç’ËSHTË DASHURIA

Lëngatë zemre është dashuria,
një bashkim zemrash, – thotë njerëzia.
 
Gjersa s’e dimë nga vjen, është intime,
origjin’ e saj na thonë është Divine.
 
Sa herë mundohem ta shkruaj, ta shpjegoj,
nga turpi skuqem, nuk mundem ta tregoj.
 
Ndonjë i ditur rreh që ta shpjegojë,
po dashurin’ s’gjen fjalë që ta tregojë.
 
Nëse nxiton më parë atë ta shkruash,
bën prapa kthehu edhe fillon të vuash.
 
Mendimi bije si një gomar në baltë,
të dyja i ka ajo, dhe helm, dhe mjaltë.
 
Si diell rrëfehet, në botë nuk ka të dytë,
po ta vështrosh në sy, të dhembin sytë.
 
(MEVLANA)

Read Previous

Lame dështon në realizimin planit

Read Next

Leksioni i parë dhe lajmi i trishtë!