Vesa Luma revoltohet me kolegët që po i “vjedhin” hitet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka disa muaj që është rikthyer në Shqipëri nga Zelanda e Re ku po jeton aktualisht.

Nëpërmjet një video të postuar në rrjetet e saj sociale Vesa na ka tregua se ka ndërmend që ti rikthehet përsëri tregut muzikor shqiptar.

Artistja shprehet se muzikës shqiptare i duhen këngëtarë që të krijojnë ‘hite’ të paharrueshme.

Por përveç lajmit të mire që do rikthehet në muzikë, Vesa Luma ka shprehur edhe një shqetësim lidhur me kolegët e saj që mesa duket po “vjedhin” këngët e saj duke i kënduar pa lejen e artistes nëpër koncertet e tyre.

Ajo shprehet mjaftë e mërzitur teksa thotë që këngëtarët të cilët janë aktiv tani në muzikë po prodhojnë 15 këngë në muaj e 200 të tilla në vit dhe prap merren me hitet e saj.

“Mjafton të marrin leje si zotërinj”- shprehet Vesa Luma .

Pjesë nga videoja:

“Ore kam një pyetje për këta kolegët e mi sepse po më shkruajnë shumë njerëz ose më bëjnë “tag” në Instagram, që shoh duke kënduar këngët e mija në koncertet tuaja dhe pyetja është a ju duket e ndershme ju kjo gjë?

Sepse ju bëni 15 këngë më muaj 200 këngë në vit dhe prap merreni me këngët e mija, se kuptoj përse.

Të paktën tregohuni zotërinj ose kolegë nëse më cilësoni si të tillë dhe merrni leje unë me kënaqësi ju jap leje po jo kështu se ska lezet.

Gjithsesi kam një lajm të mire kam reflektuar dhe kam ardhur në një përfundim që kemi nevojë për më shumë hite të paharrueshme e di që i duhem edhe unë këtij vendi.

apo jo ?”

 

Read Previous

Çfarë thotë horoskopi për sot?

Read Next

Instagram vjen me një veçori të re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *