Veliaj shkel Kodin Zgjedhor, fushatë me fëmijë

Propagandës së shfrenuar të Erion Veliajt nuk i shpëtojnë asnjëherë fëmijët e mitur, të cilët përdoren si dekor për foto-sesionet e tij, në kundërshtim flagrant me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Këtë të Martë ai ka publikuar në rrjete sociale pamje nga një takim elektoral me banorët e Njësisë numër 1, ku bien në sy një mori fotosh me fëmijë të moshave nga parashkollorë e deri në moshën e gjimnazit.

Fëmijët që Veliaj përdor si figurantë sot duhet të ishin në shkollë. Ligji Zgjedhor ndalon në mënyrë kategorike shfrytëzimin e ambienteve shkollore ose shkëputjen e fëmijëve nga programi mësimor për të qenë pjesë e fasadës elektorale.
Image

Image

Image

Në nenin 91 të Kodit Zgjedhor parashikohet se ndalohet përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit parauniversitar në fushatë zgjedhore.

Ligji është i qartë. Por Veliaj e sheh veten mbi Kodin Zgjedhor. Ai ka shkëputur nga mësimi dhjetëra nxënës parauniversitar, u ka dhënë nga një bisht lopate në dorë dhe ka pozuar me fëmijët.

Për ata më të vegjlit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës nuk është kujdesur aspak që të ruajë privatësinë, duke ua publikuar fotot të plota dhe duke dhunuar çdo udhëzues të mundshëm për sigurinë e fëmijëve në internet./Syri.net

Image

Read Previous

Meta nxjerr pamjet nga hapja e fushatës së Belind Këlliçit në ‘Air Albania’: Rama, i tmerruar nga autobusi i shpresës

Read Next

Ekonomistët: Premtimet e Ramës për rritjen e pagave janë jorealiste