Veliaj duke ndjekur intervistën e Belind Këlliçit

Fushata e kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka tronditur Erion Veliajn.

Ky e fundit e konsideronte veten me disa pikë avantazh në krahasim me rivalin e opozitës.

Por shumë shpejt panorama ndryshoi.

Fushata dinjitoze e Belind Këlliçit, takimet e hapura dhe pa komplese me qytetarët, prekja nga afër e problemeve esenciale me të cilat përballen çdo ditë kryeqytetasit dhe së fundmi premtimi për transport publik falas pas 14 majit, bëri që pozitat e Erion Veliajt të lëkunden.

Një gjë të tillë e thonë edhe burimet e brendshme që merren me fushatën e Veliajt pranë PS. Në anketat që bëjnë socialistët, Veliaj është në rënie të lirë.

Kjo ka bërë që kandidati i Edi Ramës të ndjekë vetë fushatën e Këlliçit në përpjekje për të kuptuar se çfarë po ndodh që pëlqyeshmëria e tij (Veliajt) në publik sa vjen dhe bie.

Siç edhe shihet në këtë foto që sjell Syri.net, Veliaj është ‘kapur’ duke ndjekur tinëz intervistën e kandidatit të opozitës në ABC.

Image

Ai ka hyrë në videon ku po transmetohej live intervista në Facebook.

Në 14 maj qytetarët e Tiranës janë përballë dy alternativave;

Të rikonfirmojnë Veliajn për t’i dhënë fund njëherë e mirë jetesës në qytetin e Tiranës prej betonizimit, kullave shumëkatëshe dhe mungesës së investimeve;

Ose të votojnë Belind Këlliçin dhe alternativën e opozitës që synon ta ndryshojë Tiranën dhe ta bëjë të jetueshme për të gjithë.

Read Previous

Meta: Transporti publik falas, fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës!

Read Next

Agron Shehaj: Rama tregoi se i hap luftë kujtdo që nuk mbyll gojën!