Veliaj bën me pagesë fushat publike te Liqeni Artificial

Pasi privatizoi të gjithë ambientet e parkimit, duke bërë çdo hapësirë publike me pagesë për shoferët, Lali Eri është zotuar të varfërojë në çdo mënyrë qytetarët e Tiranës.

Madje këtë e bën edhe për fëmijët, që duan të argëtohen te Liqeni Artificial, i vetmi ambient, ku ndoshta edhe atyre që nuk u dilte hesapi të shkonin në kalçeto apo në salla sporti, u jepej mundësia te Liqeni.

Megjithatë, që nga muaji tetor i vitit të kaluar aksesi në fushat e ndërtuara të Liqenit, që shërbejnë për futboll, basketboll, tenis dhe volejboll, janë bërë me pagesë.

Këtë denoncim e bën një qytetar në redaksinë e “JOQ Albania”. Ai shkruan: “Fushat te Liqeni Artificial janë me pagesë nga e marta në të diel. Të hënën rojet e bëjnë pushim dhe bëhet e pa aksesueshme, si me pagesë dhe pa pagesë.

Po i mbajnë fushat si muzeum, ndërkohë që janë ndërtuar me paratë e popullit. Veç kur paguan mund të futesh të luash dhe kushtet janë sërish minimale, siç ishin në kohën kur ishin pa pagesë.

Që në tetor të vitit 2022 e deri më tani vazhdojnë të jenë me pagesë fushat e volejbollit, basketbollit, futbollit dhe tenisit. Sipas punëtorëve që punojnë aty, nuk ka për të ndryshuar kjo situatë”.

Kjo tregon edhe një herë situatën në të cilën ndodhen banorët e Tiranës, të cilëve u privohet edhe të luajnë në të vetmen hapësirë publike të qytetit ku jetojnë. Ata duhet të paguajnë për gjithçka, edhe për ambiente, që ndërtohen me paratë e tyre.

Pse nuk mendon Lali Leku, që thotë se vjen nga një familje e varfër, për ata fëmijë që si ai dikur, nuk kishin lekë për të tilla lukse? Pasuria mesa duket, përveç “verbimit”, i ka bllokuar edhe qafën dhe nuk kthen dot kokën pas për të parë ku ishte./ JOQ

Read Previous

Sulmi i ndaj “Lolita” e “JOQ”, PD: Rama e Veliaj si trupat Vagner të Putinit, duan të heqin qafe çdo armik

Read Next

Këlliçi pranë banorëve të Bërzhitës/ Premton projekt 7 milionë euro në vit për bujqësinë dhe blegtorinë