Vdekja e turistëve rusë në Qerret, organet e drejtësisë, si asnjë rast tjetër nuk i mbyllin hetimet shpejt. Nga se kanë frikë?

Teksa vdekja e 4 turistëve rusë është mbuluar me mister, ditën e sotme Ushtria do të bëjë një eksperiment në SPA-në e hotelit ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës, ku ata u gjetën të vdekur.
News24’ ka siguruar pamjet ku ushtria shkon në vendin e ngjarjes.

Ditën e sotme Prokuroria e Kavajës do të bëjë një eksperiment për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes së turistëve.

Kujtojmë se Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar shkakun paraprak të vdekjes së tyre, pasi në gjak iu gjet prani e monoksidit të karbonit.

Viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Është e rrallë në Shqipëri që organet e drejtësisë të angazhohen kaq gjatë dhe kaq seriozisht në zbardhjen e një ngjarje.

A është kjo prej insistimit të Ambasadës Ruse në Tiranë, apo…?

Read Previous

Elona Caslli: Do të jem nesër në kuvend, pasi Berisha është përtej Berishës.

Read Next

Briken Calja, djaloshi i artë shqiptarë