VDEKJA E NJË NJERIU TË DASHUR

Nga Ana Cara

Edhe pse rrjedhshmëria e këtyre ditëve të gjata nomade ka qenë njësoj duke u angazhuar me çdo gjë që më tundonte nga një kllapi e zgjatur mërzitjeje. Ka momente që humbasim shumë kohë duke menduar për gjëra që as ia vlen të mendohen.

Çuditërisht jemi automatë të vetëkontrollit, i cili vepron gjatë gjithë ditëve që jemi aktivë në atë çka ne mund të ndrisim.

Trupi i njeriut është në ekzistencë si ajo natyra që çel e buron një lloj ere që mund të zgjasë për një periudhë fare të shkurtër kohore, aq sa ty të duket një pafundësi mbi të pafundmen e saj!

Vetë natyra ashpërsohet, vyshket e në fund i vjen fundi, po kështu edhe njeriut entuziast, me shkëlqimin dhe rënien e tij, rënien dhe shkëlqimin që e bën të udhës të hasë dhe të rindërtojë një jetë të rifillimit dhe të
mbarimit ringritës të tij.

Karakteristikat e njeriut shihen në mënyrë aq
të pastër mbi atë mënyrën që e shfaq ai te tjetri dhe në mbarim të saj mbetet vetëm mundi i huazuar nga mendja e tij.

Varësia nga diçka na nënshtron tek ajo që të veprojmë dhe ta modelojmë aq sa jeta të jetë
edhe mbi të, edhe kur të mos jemi më, ajo të na shfaqë aq të përsosur sa kemi qenë në jetë atë kohë kur dhamë gjithçka që kishim në mendje.

Fundja, njeriu shuhet i gjithi, qan, ngashëren mbi trupin tashmë të pajetë të tij.
I mban aromën ende të depërtueshme që ai kishte, atë aromë që qëndron mbi qenien e përlotshme tënden, e cila mbërthen nga vetja ato veshje të zeza të veshura nga ajo.
Tani ajo po udhëton në një tjetër kontinent.

Kushedi është vazhdimisht nën vëzhgim të atyre që i dhanë aq dashuri dhe ndjenjë të ngrohtë ditëve të jetës së saj.

Ajo iku për të parë botë të reja, kontinent me qenie engjëj, të cilët vëzhgojnë të gllabërojnë edhe njerëz të tjerë.

Jeta të sulmon gjersa të merr dhe të shpërbën të gjithën në frymën që ua dërgon frymorëve ende në Tokë!

Read Previous

“Të mjaftueshmëve me gjëra të vogla”

Read Next

Presidenti Ilir Meta kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.