Vasili-Nikollës: 4 projektligje të Partisë së Lirisë bllokohen prej muajsh, po shkelni rregulloren

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të merren në shqyrtim projektligjet e opozitës.

“Funksionimi i Kuvendit te Shqiperise ka degraduar si koncesion shtese i qeverise! I jam drejtuar sot Kryetares se Kuvendit Nikolla zyrtarisht per te vendosur Kuvendin e Shqiperise ne shinat e ligjit. Projektligjet e opozites bllokohen e zvarriten duke shkelur ne menyre skandaloze Rregulloren e Kuvendit duke e shnderruar ate ne nje lecke pa vlere.Projektligje te opozites, qe u japin pergjigje te menjehershme problemeve kritike te qytetareve zvarriten me muaj te tere ndersa deputeteve rilindas dhe qeverise Projektligjet propagandistike ju shqyrtohen ne menyre te rrufeshme.”, shprehet deputeti i PL.

Me anë të një postimi në FB, sipas Vasilit janë katër projektligje  të Partisë së Lirisë, që janë bllokuar  dhe as nuk ka nisur shqyrtimi i tyre. Ndërkohë ai shtoi se projektligjet propagandistike qeverisë shqyrtohen në mënyrë të rrufeshme.

“Ka kater projektligje te Partise se Lirise, te cilet prej muajsh jane bllokuar dhe as qe ka filluar shqyrtimi i tyre. Maxhoranca e ka shnderruar Kuvendin ne nje zyre shtese ne sherbim te propagandes se qeverise.Kryetarja e Kuvendit ka pergjegjesi shume te madhe per kete situate te rende paligjshmerie te Kuvendit. P.S. Letra zyrtare derguar Kryetares Nikolla!”, shkruan Vasili.

Read Previous

Vuçiç thotë “rroftë Serbia” në OKB, përkthyesi nuk mban të qeshurën

Read Next

A do të shkoni në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”? Përgjigjet Berisha