Vasili: Mashtrimi mafioz i Ramës për prodhimin e energjisë me incenerator përballë ERE-s!

Nga Petrit Vasili: Mashtrimi mafioz i Ramës për prodhimin e energjisë me incenerator përballë ERE-s!

Edi Rama dhjetë ditë më parë në 31 mars deklaronte me gojën plot:

“Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet.Jam shumë krenar për ato vepra, veprat janë aty.”

Kjo deklaratë e Ramës është thjesht një alibi për aferën mafioze të iceneratorëve dhe një rëndim i madh i mëtejshëm i pozitës së tij si shkeles i ligjit dhe drejtues i organizatës kriminale të inceneratorëve.

Afera mafioze e inceneratorëve nuk ka fare të bëjë me prodhimin e energjisë, por është një vjedhje masive dhe brutale i parave publike.

Sot jo vetëm nuk prodhohet energji, por ajo nuk ka as çmim.

Inceneratori i Elbasanit është kryer me paratë e shtetit.

Në kushtet më normale, përpara se të miratohej inceneratori i Elbasanit, Qeveria dhe ERE do të binin dakord për çmimin e energjisë.

Çfarë Studimi Fizibiliteti ka miratuar Rama & co kur nuk kishin një çmim se sa do të shitej kjo energji e prodhuar nga inceneratorët?

Por dakordësia me ERE-n as nuk ndodhi dhe as ka ndodhur, sepse furia korruptive e Edi Ramës & co kishte nxitim shumë të madh, që të miratonin sa më parë thasët me para’, që do grabiteshin me inceneratorët.

ERE në përputhje me ligjin ka bërë kërkesë, që ta informojnë për kostot e ndërtimit dhe të operimit të iceneratorëve si dhe ka kërkuar metodologjinë e llogaritjes së çmimit të blerjes së energjisë nga inceneratorët.

Ja çfarë ka kërkuar zyrtarisht ERE:

[📌] “Deri më tani, nuk janë paraqitur në ERE të dhëna faktike mbi kostot e ndërtimit dhe operimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane, në qytetin e Elbasanit, të shoqërisë Albtek Energy sh.p.k,

[📌] “ende nuk është miratuar një metodologji për llogaritjen e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta, që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale, e cila do të trajtonte rastin specifik të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k” sqaron ERE.

Asnjë nga këto kërkesa të ligjshme të ERE-s nuk është përmbushur.

[‼️] Por kulmi arrin, që Kompania e Inceneratorit të Elbasanit të ndërtuar me lekët e shtetit ka hedhur në gjyq ERE-n, e cila është po institucion i shtetit.

Pra mafia vë shtetin kundra shtetit!?

Afëra është tashmë në dritën e diellit, vetëm se Drejtësia me Regji ka mbyllur sytë e ka lidhur duart.

SPAK-u po rëndohët me përgjegjësi shumë të mëdha për zvarritjen dhe mosveprimin.

Faktet dhe dokumentet janë publike dhe përgjegjësisë nuk i shpëton dot askush, që nga Edi Rama i pari.

Read Previous

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka kujtuar një thënie të Dritëro Agollit nga Kongresi i PS-së.

Read Next

Ditmir Bushati: Duhet një parti që shkon te vlerat dhe jo te boshti i pushtetit