Vartësi i Erion Veliajt kërcënoi “me pistoletë në kokë” fituesin e tenderit të Bashkisë

Tre persona janë arrestuar këtë të hënë nga Policia e Elbasanit pasi kanë kërcënuar një biznesmen që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës me firmën që administronte.

Në pranga kanë rënë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç. Ata e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk tërhiqej nga tenderi.

Ndërkaq detaje të reja vijnë nga këto hetime., ku mësohet se njeriu që ka kërkëcuar pronaroin e kompanisë fituese është 27 vjeçari Algert Alcani., me detyrë shef sektori në Bashkinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për një tender 1 mln euro për blerje lënde drusore.

Këto persona kishin rekrutuar dy të tjerë ku ja kanë vënë pistoletën në kokë adminsitratorit të kompanisë fituese të tenderit duke e kërcënuar për t’u tërhequr nga gara”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

Read Previous

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 4 të rinj, 3 prej tyre nga Maqedonia e Veriut

Read Next

Këlliçi-punonjësve të Bashkisë Tiranë/ “Kush hiqet nga puna, do të rikthehet pas 14 majit”