Varianti i ri i COVID, Alimehmeti: Shumë zhurmë për asgjë, viruset evoluojnë drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikut më të ulët

Mutacioni më i fundit i COVID, Omicron ka detyruar shumë vende europiane të ashpërsojnë rregullat anti-COVID, por në vendin tonë nuk ka akoma ndryshime në masat aktuale. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se sipas të dhënave të deritanishme ky variant i zbuluar në Afrikën e Jugut shkakton simptoma të lehta.

Varianti i ri i COVID,  Omicron, i zbuluar në Afrikën e Jugut dhe me konfirmimin e rasteve të para në Britani, Belgjikë dhe Italia shkaktuar alarm në vendet europiane dhe në botë. Por epidemiologu Ilir Alimehmeti duket se është më optimist. Ai ndan dhe informacionin që vjen nga Shoqata mjekësore e Afrikës së Jugut, që ky variant shkakton simptoma të lehta.

‘Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta.  Shumë zhurmë për asgjë! Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri. Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët.’-tha mjeku.

Shumë vende europiane kanë ashpërsuar masat anti-covid pas përhapjes së variantit të ri të virusit, duke rikthyer detyrimin e maskës por edhe duke mbyllur fluturimet me Afrikën.

Ndërkohë në vendin tonë ende nuk është marrë asnjë masë shtesë, krahas faktit që edhe masat aktuale mbeten vetëm të shkruara në letër ndërsa respektimi eshtë në nivelin zero.  Për herë të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve zhvilloi konferencë më 22 shtator, ku nuk ndryshoi asnjë masë.

Aktualisht në vendin tonë ka  mbi 7 mijë raste aktive me COVID ndërsa në dy strukturat spitalore janë të shtruar 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar./Shqiptarje.com

©Kumtari.al

MASAT ANTI-COVID NË SHQIPËRI:

Kufizimi i qarkullimit dhe aktivitetit të bareve/ restoranteve nga ora 23:00-06:00.

Kalimi në pikat kufitare me Pasaportë vaksinimi/Test PCR/Certifikatë Shërimi.

Në aeroport lejohen vetëm udhëtarët, jo familjarët që i shoqërojnë.

Mbajta e maskës me detyrim në ambiente të mbyllura.

Read Previous

Biden letër urimi Metës

Read Next

Ministrat e BE-së takohen në Calais për krizën e Kanalit, por pa Mbretërinë e Bashkuar