Vajza e Niko Peleshit: Do vrisja çerekun e popullsisë brenda një dite po të ma lejonte ligji

Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, Aleksia është gjithmonë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

E pyetur: “Se në qoftë se do kishte një herë në vit një ditë që ligji s’do të zinte, kë do vrisje?” Aleksia ka befasuar duke u përgjigjur se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit.

“Kaq shumë keqbërës sa ka kjo botë do kisha fshirë çerekun e popullsisë. Por, padyshim do ja filloja nga përdhunuesit dhe pedofilët. Madje, ndonjëherë mendoj si është e paligjshme t’i vrasësh, se ata njerëz edhe nëse s’ta marrin jetën të lënë të jetosh i vrarë” përgjigjet Aleksia.

 

Read Previous

Rama ia ngec Ballkanin e Hapur Merkelit: U frymëzuam prej saj

Read Next

Shikoni çfarë po bën Çet Kastrati, e gjithë Shqipëria hesht