Ushtria e Sudanit shkarkon gjashtë ambasadorë

Ushtria në pushtet e Sudanit ka shkarkuar gjashtë ambasadorë dhe forcat e sigurisë kanë rritur dhunën ndaj protestuesve pro-demokracisë, edhe pse presioni ndërkombëtar kundër grushtit të shtetit është rritur, transmetojnë mediat e huaja.

Vendimi u shpall vonë të mërkurën në mediat shtetërore. Ndër ambasadorët e shkarkuar janë:  ambasadori i Sudanit në Shtetet e Bashkuara, ambasadori në Bashkimin Evropian, ambasadori në Kinë, ambasadori në Katar, ambasadori në Francë dhe kreu i misionit  në qytetin zviceran të Gjenevës, me sa duket për shkak të mosaprovimit nga këto vende për marrjen e kontrollit ushtarak.

Read Previous

Bashkia Tiranë përgënjeshtron formularin prindi 1, prindi 2

Read Next

“A do të nisë lufta për Krishtlindje?”, analiza në mediumin francez rreth situatës në Bosnjë