Mbrëmja e kaluar nuk kaloi qetë. Gjatë orës 23:37, u regjistrua një aksident automobilistik në zonën e Astirit në Tiranë. Një automjet tip “Audi” u përplas me urbanin e “Tiranës së Re”, fatmirësisht pa pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i semaforit, çka ka sjellë dhe përplasjen në kryqëzim. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.