United Group i bashkohet Deklaratës për Roaming

Një tjetër operator telekomunikacioni nënshkruan Deklaratën e Roaming – një hap më afër uljes së çmimeve të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Bruksel/Sarajevë – United Group, një nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit dhe mediave në Evropën Juglindore, duke përfshirë Nova, Total TV, Telemach, SBB dhe më shumë platforma rajonale të telekomunikacionit, nënshkroi Deklaratën e Roaming mes Bashkimit Evropian (BE)dhe Ballkanit Perëndimor (BP) në një takim të Operatorëve të telekomunikacionit nga BE dhe BP sot në Bruksel që po organizohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke iu bashkuar kështu nismës që do të sjellë uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023.

“Më vjen mirë teksa shoh më shumë operatorë të telekomunikacionit që i bashkohen Deklaratës së Roaming-ut ndërmjet BE-së dhe BP-së, pasi kjo iniciativë që po bëjmë me Komisionin Evropian është diçka që do të sjellë përfitime reale, të prekshme jo vetëm për qytetarët e rajonit tonë, por edhe për qytetarët e BE-së. Ne po punojmë pa u lodhur për të nxitur edhe më shumë operatorë të telekomunikacionit që t’i bashkohen kësaj nisme. Kemi ende shumë punë përpara, por presim me padurim këtë tetor”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Në vazhdën e suksesit të “Roam Like at Home” (Fol si n’shpi), mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së nënshkruan Deklaratën e Roaming në Samitin BE-BP të mbajtur në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar, duke mundësuar kështu uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023. Kjo Deklaratë është rezultat i angazhimit të fortë të operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së dhe mbështetjes së Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, si dhe autoriteteve të rajonit dhe është në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal Plani i veprimit.

Read Previous

Marrëveshja e Kushit me Sakon/ Xhaferri: 10 vite propagandë për kartën e studentit

Read Next

Tiranë/ Familjarët e pacientit dhunojnë mjeken, 2 të arrestuar