Ulje temperaturash dhe reshje/ Moti për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës.

Pritet që deri në orët e mesditës vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje, më të dukshme në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore.

Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht kushtet e motit të pësojnë përmirësim, si fillim në
zonat Jugperëndimore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Ulje të temperaturave dhe reshje shiu, ja kushtet e motit sot

Read Previous

Kostoja e rrugës së re Korçë – Ersekë, më shumë se Bypassi i Fierit: 72 milionë euro!

Read Next

Frikësohen demokratët/ Biden sulmon Trumpin dhe mbështetësit e tij: Janë kërcënim për demokracinë