U vihet tritol dy banesave, në Yzberisht e në Kamzë

Dy shpërthime janë shënuar sot në Tiranë.

Policia raporton se në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së A. A., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga ky shpërthim nuk ka pasur dëmtime. Ndërkohë nuk dihet ende se kush mund të jetë autori i këtij krimi.

Po ashtu në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Edhe për këtë ngjarja policia nuk ka ende një autor.

Read Previous

4 sjelljet me të cilat prindërit ua shkatërrojnë të ardhmen fëmijëve

Read Next

Sot 34 vite nga varja e poetit Havzi Nela, familjarët para bustit kërkojnë drejtësi