U shqetësuan për ngjyrën e lëkurës së dajlit të Princ Harry dhe Meghan Markle/ Zbulohen emrat e anëtarëve të familjes mbretërore

Markle

Pas lindjes së djalit të Princit Harry dhe Meghan Markle, Archie disa nga persona nga familja mbretërore u shqetësuan për ngjyrën e lëkurës së të voglit.

Së fundmi Piers Morgan në “Piers Morgan Uncensored”, ka zbuluar emrat e dy anëtarëve të familjes mbretërore që dyshohet se kishin këto shqetësime pë “shqetësime” të cilat u përmendën në librin, “Fundi i lojës: Brenda familjes mbretërore dhe lufta e monarkisë për mbijetesë.”

Sipas Piers bëhet fjalë për Mbreti Charles III dhe bashkëshorten e Princit William, Princesha Kate Middleton.

Në libër, thuhet se Princesha i ka shkruar letra private Charles-it duke i kërkuar që të mos vinte në dyshim ngjyrën e djalit të saj dhe Harryt.

“Edhe pasi Meghan dhe Charles me letër diskutuan për paragjykimet e mundshme brenda familjes pasi u zbulua se mori pjesë në biseda të tilla për Archie, ka shmangur diskutimin e temës me të.”- shkruhej në libër sipas Page Six.

Kohë më parë Morgan tha për media se familja mbretërore nuk ka bërë ndonjë koment rracist për ngyrën e lëkurës së djalit të saj dhe sipas saj të gjithë qytetarët kanë të drejtë ta dinë këtë informacion.

“Beson se s’është bërë ndonjë koment racist nga familja mbretërore. Sinqerisht, nëse holandezët pyesin në një librari, mund ta marrin atë dhe t’i shikojnë emrat, atëherë ju , populli britanik këtu, që në fakt paguani për familjen mbretërore britanike, ju keni të drejtë t’i dini, gjithashtu.”- tha ai.

Megjithatë mesa duket publikimi i librit nuk është pritur fare mirë nga familja mbretërore, pasi Xander Publishers njoftoi të martën se mori një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur papritur shitjet e librit./Panorama

 

Read Previous

Zjarret në banesa/ Zjarrfikësi: Gratë harrojnë fasulet në sobë se merren me ‘TikTok’

Read Next

Si të sillemi kur fëmijët nuk na dëgjojnë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *