U ekzekutua brenda makinës, ja kush është biznesmeni 55-vjeçar.

Ky është 55-vjeçari Rakip Rroli, i njohur ndryshe si Pilot Rroli, i cili u vra mëngjesin e sotëm në një atentat në Sanxhak të Laçit. Rroli u qëllua nga persona ende të paidentifikuar teksa lëvizte me makinën e tij. Emri i tij rezulton i njohur për policinë, pasi në vitin 2011 është përfshirë në plagosjen me sende të forta të një 20-vjeçari.

RroliVrasja ka alarmuar policinë e Laçit që ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve. Ndërkohë që në ndihmë të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH dhe një grup me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale.

Sipas gazetares së “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, për ngjarjen po hetohet dhe për konfliktet e mundshme të tre djemve të tij, të cilët po ashtu rezultojnë me precedentë penalë.

©Kumtari.al

Read Previous

Parashikimi i motit për sot / Ja cilat zona do të përfshihen nga reshjet e borës

Read Next

Nesër kulmon odiseja 90 ditore e “Foltores”