Turqit shtrëngojnë rripin për Erdoganin, në radhë për të blerë bukë në dyqanet sociale

Kriza e rëndë ekonomike që po kalon Turqia kohët e fundit, rënia e vlerës së lirës dhe rritja e inflacionit, ka bërë që shumë qytetarë të Stambollit, të rreshtohen para kioskës së bashkisë ku shitet bukë me një çmim më të lirë sesa në furrat e qytetit.

“Njerëzit tani janë në një pikë kaq të vështirë sa numërojnë çdo lirë që nxjerrin nga xhepi,”  shprehet Ozcan Kethuda, 50 vjeç. Ai fajëson qeverinë për vështirësitë.

“Qeveria duhet të ndryshojë pasi prej 20 vitesh, ndjek të njëjtin sistem”, tha ai. “Shumica këtu mund të thonë “rroftë sulltani im”, por ajo periudhë ka mbaruar. Ata që së bashku me mua votuan për AK Partinë, po përballen me vështirësi.”

Read Previous

Putin i dërgon telegram Merkelit me rastin e largimit nga detyra

Read Next

Pas vendimit të SHBA/ Kurti: Ndërhyrja e policisë së Kosovës ditë më parë e drejtë